leoni

Kryetari Haliti vizitoi punimet në finalizimin e projektit të ndërrimit të gypit nga burimi i Letnicës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Njësinë e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava” në Viti, për të parë nga afër punimet që po realizohen në kalimin e rrjetit të ujësjellësit të Letnicës nga gypi i vjetër prej asbest betonit në gypin e ri. Me këtë rast kryetari Haliti i përgëzoj punëtorët për punën që po e bëjnë duke potencuar se finalizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Vitisë, konkretisht për këtë lokalitet që furnizohen nga burimi i ujit në Letnicës. Ai tha se me këtë pritet të bëhet edhe zvogëlimi i humbjeve në rrjet dhe pritet të këtë furnizim më të mirë  me ujë për qytetarët. Përndryshe projekti i ndërrimit të gypit ishte financuar nga Komuna e Vitisë dhe Dorsch/CDI.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …