leoni

Antonio Guterres

Antonio Guterres, thërret komunitetin ndërkombëtar që ta ndihmojë Pakistanin, i cili po përballet me vërshime masive

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndihmojë Pakistanin, i cili po përballet me vërshime masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 1 mijë e 400 qytetarë. Si pasojë e vërshimeve, rreth një e treta e Pakistanit është nën ujë. Kam arritur në Pakistan për të shprehur solidaritetin tim të thellë me popullin pakistanez pas vërshimeve shkatërruese. Bëj thirrje për mbështetje masive nga komuniteti ndërkombëtar, teksa Pakistani po përballet me këtë katastrofë klimatike”, tha Guterres. Vërshimet, të shkaktuara nga reshjet masive të shiut përgjatë dy muajve, kanë lënë të vdekur të paktën 1.391 qytetarë të këtij vendi  dhe kanë prekur  rreth 33 milionë banorë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …