Albin Kurti

Albin Kurti: Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë

Kryeministri, Albin Kurti, sot në Prishtinë ka pritur  dhe ka biseduan me  emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, bashkë me këshilltarët e  kancelarit gjerman Sholc, Jens Plotner  dhe kryetarit të Francës  Macron, Emmanuel Bonne. Në këtë takim, Albin Kurti citohet të ketë deklaruar se   Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë. Ai ka rikonfirmuar se fundi i dialogut duhet të jetë fitore për qytetarët e të  dyja vendeve dhe që të përmbaje njohjen reciproke si elementin kryesor. Takimi i sotëm është  mbajtur  pas propozimit në letrën e përbashkët të Scholz dhe Presidentit Macron, drejtuar Kurtit që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajcak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …