Kryetari Aliu ka vazhduar vizitat në bizneset e bashkatdhetarëve tanë në Gjermani

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka vazhduar vizitat në bizneset e bashkatdhetarëve tanë në Gjermani. Ai ka thënë se, mërgata, po përfaqëson vendin gjithnjë e më lartë e dinjitetshëm si në biznes, përfaqësim politik e shoqëror në këto vende, art dhe kulturë e kudo në lëmi tjera. E tillë është edhe Kompania “Kelmendi GmbH”, pronë e vëllezërve Kelmendi, një nga më të mëdhatë në rajon, në eksportimin e mbi 2000 produkteve ushqimore e bujqësore në tregjet e Evropës, eksport që bazën e ka nga Kosova. Pra, përveç të ardhurave në formën e remitencave për ekonominë e Kosovës, kjo kompani po ndihmon ekonominë e vendit duke marr produktet e saj ushqimore, bujqësore e tjera.

Ishte kënaqësi, vizita që i bëra kësaj kompanie, në mesin e kompanive të fuqishme pjesë e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Düsseldorf të Gjermanisë, ku u mirëpritëm nga njëri nga pronarët, Vllaznim Kelmendi, për të parë bashkërisht mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt, në nxitje të zhvillimit ekonomik, ka njoftuar kryetari Aliu.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …