Asfaltohet edhe një rrugë në Kijevë të Malishevës

Komuna e Malishevës, është duke vazhduar me realizimin e investimeve kapitale. Në kuadër të këtyre investimeve, është edhe asfaltimi i një rruge në lagjen Toplana në fshatin Kijevë. Për këtë qëllim, sot këtë lagje e kanë vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori komunal për urbanizëm, Avdi Morina, të cilët janë takuar edhe me banorët e kësaj lagje. “Ashtu siç kemi deklaruar edhe më herët, si qeveri komunale, të udhëhequr nga kryetari Ekrem Kastrati, jemi të përkushtuar në realizimin e projekteve kapitale, e në veçanti në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës”, tha nënkryetari Krasniqi, gjatë vizitës në Kijevë. Po ashtu, nënkryetari Krasniqi, i ka uruar banorët dhe ka thënë se “janë të përkushtuar në realizimin e të gjitha projekteve nga lista e investimeve kapitale”. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka bërë të ditur, se edhe kjo rrugë, sikur të gjitha rrugët tjera që janë duke u asfaltuar, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa kjo rrugë e cila sot është asfaltuar, ka një gjatësi prej rreth 200 metra.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …