Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se nuk është arritur marrëveshje për plotësimin e kërkesave prandaj greva në arsim do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme. Në një komunikatë për media, SBASHK-u thekson se megjithëse donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, por ministrja Arbërie Nagavci dhe ministri Hekuran Murati insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej, dialogu. Me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik. Kjo qasje e gabuar ka sjell edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti dhe me këtë qasje të Qeverisë nuk dihet edhe sa do të zgjas. Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, Këshilli Grevist do të shkojë në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve, thuhet në komunikatën e e SBASHK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …