Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka alarmuar se gjendja në sektorin privat të punësimit është shumë e rëndë. Gjatë intervistës për Ekonomia Online ai ka deklaruar se gjatë këtij viti, mbi 61 punëtorë e kanë lëshuar vendin. Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve. “Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova” ka tërhequr vërejtjen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
