Autoritetet më të larta të vendit dhe kryetar të partive politike kanë përkujtuar sulmet e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë aktivitetit përkujtimor, kryetarja e vendit, Vjosa Osmani tha se qytetarët e Amerikës ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimi. “Populli i Kosovës çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit, dhe edhe Kosova është dëshmuar të jetë shembull në mbrojtjen e këtyre vlerave”. Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se sot kujtojmë për të mos i harruar kurrë gati 3 mijë jetë të bukura, nga më shumë se 90 shtete, që u morën mizorisht. “Amerika po sulmohej! Një vrull ndjenjash të përziera mes frikës, zemërimit dhe pafuqisë për t’i dalë në ndihmë vendit që ndali gjenocidin dhe na ndihmoi të fitonim lirinë, përcillnin pamjet apokaliptike të rrëzimit të rrokaqiejve binjakë në New York dhe të shkatërrimit të një pjese të Pentagonit, në afërsi të kryeqytetit amerikan, Washington, D.C” ka shkruar kryeministri, Alib Kurti. Sulmi i 11 shtatorit i vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përkujtuar edhe nga kryetar të partive politike, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetar të shumtë.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …