Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare kanë zbuluar një vendbanim 7 mijë vjeçar

Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare kanë zbuluar një vendbanim 8 mijë vjeçar, në zonën e Pogradecit. Duke folur për këtë zbulim të jashtëzakonshëm të fushës së arkeologjisë, drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni ka deklaruar se kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800-8000 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë. “Banesat janë të ndërtuara me trarë drurësh që kanë qenë të veshura me baltë. Kemi gjetur edhe fara të karbonizuara të drithërave, që tregojnë për aktivitet bujqësore të kësaj popullsie. Kemi gjetur kocka kafshës, që tregon se këta njerëz rrisnin dhe ushqeheshin me kafshë të buta. E rëndësishme për ne është që të kuptojmë përtej organizimit social dhe atij ekonomik” ka theksuar arkeologia, Edlira Andoni.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …