Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, në një konferencë për media gjatë së cilës ka folur për probleme të shumta të shëndetësisë, ka theksuar se vendi ynë, po përballet me një pandemi të re, atë të paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë. “Paaftësia qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, profesionistët shëndetësore po i trajton me lëmoshë gjersa investimet kapitale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5 për qind. Janë diku 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lëshuar vendin, në mesin e tyre i kemi edhe 40 specializantë. Mos të harrojmë që kohë më parë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se në rast dështimi, ai do të largohet, unë mendoj se është e frikshme nëse dështimet na vijnë nga mospuna dhe paaftësia. Ne mendojmë që gjithë këto dështime janë fakte të mjaftueshme që një ministër duhet të dorëhiqet” theksoi mes tjerash, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …