Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2021. Gjatë gjashtë mujorit të parë të mandatit katër vjeçar apo periudhës janar – qershor 2022, nga gjithsej 1.816 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, 167 premtime apo 9% janë përmbushur, 113 premtime apo 6% janë gjysëm të përmbushura, 392 premtime apo 22% kanë filluar dhe 1.144 premtime apo 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri. Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e shërbimeve publike, bujqësisë, arsimit, kulturës dhe atë të sportit; ndërsa, numri më i vogël është në fushën e infrastrukturës, ekonomisë dhe urbanizmit. Për dallim nga përditësimet e bëra në periudhën e njëjtë të mandateve të kaluara, në këtë mandat është shënuar rënie e trendit në përmbushjen e premtimeve në fushën e infrastrukturës, ndërsa trend i përmirësuar vërehet në fushën e bujqësisë dhe atë kulturës. Premtimet me shkallë të larta të realizimit janë premtimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtje të rrugëve, objekteve dhe hapësirave publike, në subvencionim në fushën e bujqësisë dhe të arsimit, në heqjen ose ndryshimin e disa barrierave administrative, në publikimin e dokumenteve buxhetore dhe të prokurimit publik, në organizimin e panaireve dhe manifestimeve, në hartimin dhe miratimin e rregulloreve dhe vendimeve të premtuara si dhe në rritjen e përkrahjes për klubet sportive.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …