Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” e cila do të përdoret për herë të parë në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, tha se ky është një rast i mirë për të mbrojtur gjuhën shqipe. Sot është detyrë e Shqipërisë por dhe e vendeve shqipfolëse që të mbrojnë gjuhën amtare e cila sot më shumë se kurrë kërcënohet nga globalizmi, rrjete sociale, por edhe lënia pas dore e librit. Kjo Abetare e unifikuar një punë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte një sfidë me kohën, pasi hapi vendimtar për tu nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë. Puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas nga autorët që konkurruan në një proces krejt gjithëpërfshirës nga komisioni përzgjedhjes, shtëpitë botuese, ishte tejet voluminoze. Por ja ku jemi sot pikërisht në vigjilje të vitit të ri shkollor me një Abetare të Unifikuar, e cila është libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë, një lajm shumë mi mirë është se edhe miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i mbledhjes së dy qeverive, dhe sot e kanë marrë vendimin për ta futur Abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …