Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja 20% e pagave dhe pensioneve, nuk është rritje por barazim me inflacionin, barazim, në raport me rritjen e çmimeve. Çka të flasim për rritje mbi 20%, atëherë po flasim për rritje të pagave, pasi inflacioni i muajve të fundit ka varfëruar qytetarët. Vetëm për shpenzime të rrugës e ushqim, një punëtor i sektori publik shpenzon 200 euro nga paga 400 euro. Duhet ta kuptojmë që gjendja sociale e njerëzve tanë nuk është e mirë. Një pagë mesatare prej 400 euro e një shërbyesi civil, 200 euro nuk ia mbulojnë nevojat e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës në punë”, ka thënë Hamza
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …