Kurti

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Këshillin Grevist të BSPK-së

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Këshillin Grevist të BSPK-së. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeveris,  Përparim Kryeziu, i cili tha se takimi mes tyre është paraparë të mbahet në mëngjes. Kurti mbrëmjen e së shtunës priti në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat, pasi edhe këtë të hënë mësimi nuk filloi në shkollat e Kosovës. Që nga 25 gushti, BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Sipas të gjitha gjasave Kurti do të dorëzohet para sindikalistëve, pasi ka hasur në qëndrimin e tyre të palëkundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …