Gjatë luftës, si ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një natë u strehuam me gruan time, në shtëpinë e Zeqir Salihajt në Mollapolc të Shtimes në shtëpinë e vogël, por shumë të rregulluar, ishte një raft i vogël librash! Kënaqësi më solli ku në mesin e librave, gjeta librin e shkrimtarit Skënder LUARASI:,,Shqipja e kreshtave tona”, që përshkruan një luftëtar lirie, bashkëluftëtar i Skënderbeut. E mora me kënaqësi dhe e rilexova. Gjatë gjithë kohës së rileximit, më përcollën emocionet!
E përbashkët ishte emri Skënder dhe shqipja e kreshtave tona :
- Skënderbeu – luftëtar lirie
- Skënder Luarasi – shkrimtar
- Skënder Salihaj – luftëtar lirie
- Shqipja e kreshtave tona – shqipja i ve gjoksin furtunave, shqipja e do lirinë, shqipja nuk jeton e robëruar! E kohës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, apo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër sllavizmit, nuk është me rëndësi, e përbashkët e tyre është lufta për liri!
Më lindi dyshimi: a u motivua Skënder Salihaj nga Luftëtari i Skënderbeut, i përshkruar aq mirë nga Skënder Luarasi në luftën për liri? Jam shumë i bindur se Dëshmori Skënder Salihaj, e ka lexuar këtë libër dhe nga ,,Kreshtat e maleve tona”, Malet e Sharrit, ku është lindur e rritur, i edukuar në frymë atdhetare, nuk ka mundur ta mendoj veten ndryshe, veçse luftëtar lirie!
LAVDI LUFTRAVE TË POPULLIT TONË PËR LIRI!
LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEU!
LAVDI USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!
LAVDI DËSHMORIT SKËNDER SALIHAJ!