Kryeministri, Albin Kurti shpalosi ofertën që ua ka bërë në takim Këshillit Grevist, gjatë takimit. Ai u shpreh se neve na u tha në takim që për këtë ofertë të qeverisë do të pyetet anëtarësia. Por sapo dolën nga takimi u deklaruan për medie se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte kjo. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik. Ndërkaq dy çështjet e tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do ta bëjmë reformën e sistemit pensional në mënyrë që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme duke e hequr atë pragun famëkeqe prej 15 vjet përvojë pune. Dhe tjetra, ne u zotuam që te barnat esenciale do të shtohen edhe 10 milionë euro. Ata thanë se do të konsultohen me anëtarësinë kur dolën nga takimi thanë se vazhdon greva, ka thënë kryeministri në konferencën për medie,
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …