Prokurori i Gjykatës Speciale, Xhek Smith, ka kërkuar nga trupi gjykues që Salih Mustafa të shpallet fajtor për veprat që ia ngarkon Prokuroria dhe t’i shqiptohet dënim me burg të gjatë. Ai mendon e duhet marrë parasysh realiteti i krimeve dhe efekti që kanë pasur ato në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre. Derisa e ka paraqitur deklaratën përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit, Xhek Smtih ka thënë se Salih Mustafa ka pasur rol të dyfishtë, sipas tij si komandant dhe autor i drejtpërdrejt në keqtrajtimet që prokuroria pretendon se janë kryer në një shtëpi ndalimi, gjatë luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …