Kryetari Haliti vizitoi punimet në rrugën fushore në Lubishtë të Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar për së afërmi punimet që po bëhen në rregullimin e  rrugës fushore në Lubishtë. Me këtë rast kryetari Haliti, theksoj se qeverisja komunale e Vitisë, po vazhdon me projekte të shumta në lokalitetet e kësaj komune. Duke folur për projektet në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht të rrugëve bujqësore, ai potencoi se kjo punë po bëhet që fermerët vitias të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre. Ai tha se kjo komunë po përkrahë fermerët edhe me projekte të tjera në sektorë të ndryshëm bujqësor siç është furnizimi me mekanizma bujqësorë, trajnime dhe të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …