Blinken

Antony Blinken, kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Blinken bëri një deklaratë me shkrim pasi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se pas provokimeve të Armenisë nisën përleshjet në kufirin midis dy vendeve. Amerika është thellësisht e shqetësuar nga lajmet e konfliktit në kufirin Armeni-Azerbajxhan, përfshirë sulmet e raportuara ndaj vendbanimeve dhe infrastrukturës civile në Armeni. Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem. Ne bëjmë thirrje për përfundim të menjëhershëm të të gjitha konflikteve ushtarake”, ka thënë Blinken. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria e Armenisë ka kryer provokime të shumta në orët e mbrëmjes në kufi në drejtimet e qyteteve Dashkesen, Kelbajar dhe Laçin.  Si pasojë e masave të marra nga trupat e Azerbajxhanit për të parandaluar këtë situatë, ka ardhur deri te  përleshja e armatosur. ( Anadolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …