Për shkak të mungesës së kuorumit, kryeparlamentari Talat Xhaferi dje ka ndërprerë seancën e 79-të të Kuvendit.

Talat Xhaferi: Iniciativa për Referendum në Maqedoninë e Veriut nuk është në përputhje me Kushtetutën

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të martën, më 13 shtator, hodhi poshtë nismën e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së për organizimin e një referendumi për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. VMRO DPMNE-ja, që drejtohet nga Hristijan Mickovski, më 9 shtator kishte dorëzuar nismën për referendum me arsyetimin se “Marrëveshja me Bullgarinë është antikombëtare dhe antishtetërore, pasi rrezikon identitetin dhe gjuhën maqedonase”. Përmes një komunikate, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se “iniciativa për referendum nuk është në përputhje me Kushtetutën”, në të cilën, sipas kreut të Kuvendit, thuhet se “marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj, thekson Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …