leoni

Doli nga shtypi romani, “Betimi i Motrës”, i autorit, Ahmet Qeriqi

I shkruar qysh në vitin 2010, më në fund u botua romani, Betimi i Motrës, i shkrimtarit dhe  publicistit, Ahmet Qeriqi.

Ngjarja  e romanit është ndërtuar mbi një tregim popullor,   i thurur dhe i kënduar  nga rapsodët e Kosovës, në gjysmën e parë të shekullit XX, i rrëfyer brez pas brezi si shembull i gjakmarrjes së motrës për vëllanë, motiv i njohur në rrëfimet dhe traditën  dokesore shqiptare. Gjakmarrja  e Zana Muratit për dy vëllezërit e vrarë, në kohën e regjimit të Monarkisë Serbe, Kroate e Sllovene, në Kosovë, pason me ndjekjen, arrestimin e dënimin e saj, edhe pse sipas Kanunit të Lekës,  të drejtës së popullit që i përkiste  ajo, kishte kryer gjakmarrjen dhe nuk duhet të ndiqej nga asnjë pushtet. Por pushtuesi kishte ligjet e veta, dhe pavarësisht se kishte në plan asgjësimin fizik të shqiptarëve, ai i dënonte ata edhe për vrasjet në mes veti.

Fati i saj në burgjet serbe është një rrëfim tronditës, me shumë skena të trishtueshme,  pasi ajo vret edhe një gardian  serb, që kishte bërë përpjekje  ta dhunonte, dhe ishte dënuar sërish me burg të rëndë…

Romani është i mbushur me rrëfime të jetës shqiptare nën robëri, skamjen, varfërinë, vrasjet, që i kurdiste regjimi,  shpërnguljen e disa familjeve shqiptare për në Turqi, me qëllim   për të shpëtuar nga regjimi vrastar, por edhe qëndresën për të mbijetuar dhe për të mos u pajtuar me robërinë.

Romani, “Betimi i Motrës” trajton fatin e rëndë të femrës shqiptare, në kohën e regjimit vrastar serb… Botoi Radio-Kosova e Lirë.  Romani ka  255 faqe, shtypi Shkrola.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …