Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila më 21 shtator, ka paralajmëruar se do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, në Gjilan, në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Ai përmes një konference për media ka thënë se më 21 shtator në orën 10:00, PSD-ja do të mbajë protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova dhe kësaj gjykate. Molliqaj gjithashtu ftoi që të marrin pjesë në protestë edhe veteranët dhe ata qytetarë që janë mbështetës të lirisë. Ai saktësoi se më 21 shtator në orën 10:00, në vendin ku do të mbahet takimi Trendafilovës do të kemi protestë. Ftojmë veteranët dhe mbështetësit e lirisë, që të jemi bashkë…Protesta duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …