Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij vogëlushen talente ferizajase, Bulëza Gajtani.
Talenti i vogëlushes ferizajase, Bulëza Gajtani është mbresëlënës. Vetëm dymbëdhjetë vjeçe, nxënëse e shkollës fillore “Tefik Çanga” dhe shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”, Bulëza ka arritur që me talentin e saj në muzikë si vokaliste dhe pianiste të shquhet e të vlerësohet me çmime të shumta në festivale e ngjarje tjera muzikore si vendi i parë më 2021 në Festivalin “Pianisti i Ri”, vendi i parë në Festivalin “Thesari”, pjesëmarrja në ngjarje muzikore ndërkombëtare si “Medici International Musice Competition” ku zuri vendin e tretë – Junior Artist ku përfaqësoi Kosovën e po ashtu edhe pjesëmarrja në garën “Manhattan Internacional Competition”, pa lënë anash videoklipet e shumta të këngëve për fëmijë si dhe talentin e skalitur edhe më shumë me punën e profesorit të saj Shaban Ratkoceri, çka bëjnë vlerat e saj të çmueshme, për të cilat do ta ketë mbështetjen e komunës së Ferizajt ka thënë kryetari Aliu.