Në Deçan u mbajt Debati Publik me Krijues Letrar, Artistë Skenik dhe Muzikorë, Sportistë etj.,për Projekt-Buxhetin 2023/25. Debatin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit komunal në Deçan z.Hajdar Sutaj, në praninë e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Leonora Ukëhajdaraj, përfaqësues të komunitetit artistik, zyrtarë e qytetarë të komunës. Drejtoresha Cacaj, tregoj edhe një herë që buxheti i paraparë për komunën e Deçanit është 12.113.805 euro, si dhe tregoj mënyrën se si është menduar të bëhet përkrahja e këtij komuniteti të rëndësishëm për komunën, si dhe tregoj që zyra e saj është e hapur për çdo kërkesë dhe propozim nga secili artist.