Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se numri i rasteve të infektimit me koronavirus ka rënë në mënyrë dramatike në botë. Prandaj, ky institucion u ka bërë thirrje shteteve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i dhënë fund pandemisë. Numri i rasteve të reja me koronavirus, i cili ka lënë të vdekur miliona njerëz prej fundit të vitit 2019, ka rënë në nivelet më të ulëta prej marsit të vitit 2020, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Gebrejesus.“Nuk kemi qenë kurrë në pozitë më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë”, u ka thënë ai gazetarëve. Nuk e kemi arritur ende këtë gjë, por fundi po shihet” ka thënë Tedros Gebrejesus.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …