Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas përleshjeve të fundit kufitare mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ku të paktën 100 ushtarë humbën jetën në të dyja palët gjatë luftimeve të shkaktuara nga Armenia. Erdogan kërcënoi Armeninë se do të ketë pasoja për veprimet e saj agresive dhe për shkeljen e marrëveshjes së arritur. Ky qëndrim, natyrisht, do të ketë pasoja për Armeninë, e cila jo vetëm që nuk përmbush kushtet e marrëveshjes, që u nënshkrua pas luftës së Nagorno-Karabakut, por gjithashtu shfaq vazhdimisht një qëndrim agresiv. Shpresojmë që Armenia të kthehet nga kjo rrugë e gabuar, sa më shpejt të jetë e mundur, të përmbushë kërkesat e marrëveshjes dhe të përdorë kohën dhe energjinë e saj për të forcuar paqen”, tha Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …