Amerika në mbështetje të vendimit të Shqipërisë, për prishje të marrëdhënieve diplomatike me Iranin

Irani i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për të hetuar dy sulme kibernetike

Republika Islamike e Iranit i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për të hetuar dy sulme kibernetike, për të cilat qeveria shqiptare dhe Shtetet e Bashkuara  akuzojnë pikërisht Iranin se qëndron pas tyre. Qendra Kombëtare Iraniane e Hapësirës Kibernetike thotë se është e gatshme të dërgojë në Tiranë një ekip specialistësh që do të hetojnë sulmet në fjalë. Pretendimi i Shqipërisë për të akuzuar Iranin për kryerjen e sulmeve kibernetike është një gënjeshtër e pastër, pasi vetë Republika Islamike e Iranit është ndër viktimat e sulmeve të tilla, të cilat janë kryer kundër rrjetit të saj të shpërndarjes së karburanteve, terminalit të porteve, sistemit të metrosë dhe objekteve bërthamore”, thuhet në deklaratë. Në reagimin e Qendrës Iraniane për Hapësirën Kibernetike, një institucion i kontrolluar nga shteti iranian dhe që ka në përbërje të tij zyrtarë të qeverisë iraniane, Shqipëria thuhet është një shtet që strehon “terroristët”, duke iu referuar muxhahedinëve, të cilët i “kanë shkaktuar dëme të shumta ndaj Iranit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …