Qeveria komunale, përshëndeti sukseset e nxënësve malishevas

Qeveria Komunale e Malishevës, në mbledhjen e rregullt, të së hënës, ka përshëndetur sukseset e nxënësve nga Malisheva, të treguara në garat sportive, sikur edhe sukseset tjera në lëmi të ndryshme. Në garat sportive në nivel të regjionit, në katër kategori të mundshme, shkollat e Komunës së Malishevës, kanë zënë tri vende të para, ndërsa edhe nxënësi Lendrit Jonuzaj, nga Seniku, është shpallur nxënësi  më i mirë i gjimnazit “Hasan Nah” në Prizren. Po ashtu, janë përshëndetur edhe të gjithë nxënësit nga Malisheva, të cilët kanë treguar rezultate të mira në nivele të ndryshme të garave, duke e përfaqësuar Kosovën edhe jashtë vendit.

Përndryshe, në mbledhjen e së hënës të qeverisë komunale në Malishevë, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u bë e ditur, se aktualisht, kanë përfunduar asfaltimet e rrugëve Malishevë-Carrallukë dhe rrugëve në Mirushë, ndërsa shumë shpejt pritet të përfundojnë edhe disa projekte tjera, të cilat janë në realizim e sipër.

Po ashtu, u fol edhe përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, ku janë paraparë një varg aktivitetesh, kulturore dhe sportive, pastaj aktivitetet tradicionale, si mbledhje solemne, homazhe, nderime dhe koncerte.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …