leoni

Armend Zemaj

Armend Zemaj: Albin Kurti nuk po e shkarkon Rifat Latifin, nga pozita e ministrit për shkak të dështimit

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ngarkuar edhe me një detyrë shtesë, atë të ministrit të Shëndetësisë. Ai ka thënë se Albin Kurti nuk po e shkarkon Rifat Latifin, nga pozita e ministrit për shkak të dështimit. Zemaj e quajti këtë spektakël populist. “Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë. Spektakël populist!”, ka thënë Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …