Pasi ministrja e Jashtme, Donika Shvarc, përgojuar prokurorët lidhur me hetimet për korrupsion në shumën 600 mijë euro nga ambasadori i saj në Kroaci, Martin Berishaj, ajo ka deklaruar se disa prokurorë duan ta dëmtojnë Qeverinë duke denigruar personalitetet e saj. Këtë deklaratë e ka dënuar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës. Në një reagim dërguar mediave, KPK shkruan se “dënon ashpër përdorimin sistematik të gjuhës denigruese dhe joinstitucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht të ministres së Jashtme, të përdorur ndaj prokurorëve të shtetit, ku duke mos zgjedhur mjete, kohë dhe fjalë, po tentohet cenimi i integritetit dhe pavarësisë së Prokurorit të Shtetit, si institucion i pavarur dhe kushtetues”. KPK ia kujton Gërvallës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion ndaj Martin Berishajt. Andaj, çfarëdo konspiracioni i ngritur nga ajo lidhur me këtë çështje është i paqëndrueshëm, joprofesional dhe përbënë tentim për njollosjen e sistemit prokurorial”, thuhet në reagim.