Një tjetër kallëzim penal është dorëzuar sot në SPAK për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Kallëzimi, është bërë nga avokati, Idajet Beqiri, që kërkon hetim ndaj Metës për “fshehje të ardhurash” dhe “kurrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Beqiri thotë se si avokat, por dhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, ka siguruar të dhëna që ngrenë dyshime të arsyeshme se nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemaadhit, janë konsumuar veprat penale të cituara në objektin e kallëzimit. Idajet Beqiri thotë se faktet dhe dokumentet që zotëron për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, do t’i depozitojë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …