Një bisedë e tensionuar është zhvilluar sot mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pasi ai votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita. Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro. Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, iu drejtua Glauk Konjufcës me një shpoti në formë shakaje duke i bërë thirrje t i bashkohet LDK-së, pasi, sipas tij të gjithë po ikin nga Vetëvendosja. Glauk, të kanë tradhtuar më mirë eja në LDK, ishte oferta e Arben Gashit drejtuar Konjufcës. Shkaku i ndërhyrjes, ishte Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, i cili kërkoi që të votohej një mocion, ku propozohej që debati për grevat në arsim të niste menjëherë, në mënyrë që të lirohej salla e Kuvendit për një aktivitet të NDI-së, që ishte planifikuar të mbahej në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 16.00.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …