leoni

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e Caritas Kosova u bisedua për projektet e përbashkëta

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës “Caritas Kosova”, në krye me Dom Viktor Sopin. Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë organizatë në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kryetari Haliti ka potencuar se ata kanë një bashkëpunim të mirë me Caritas Kosovën në disa fusha dhe se Vitia mbetet e interesuar të vazhdojë këtë bashkëpunim. Edhe përfaqësuesit e kësaj organizate kanë falënderuar komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti për bashkëpunim. Përndryshe ky takim u mbajt me qëllim   të koordinimit të veprimeve për projektet që janë duke vazhduar në këtë komunë si në fushën sociale dhe shëndetësore si dhe mundësitë e zgjerimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …