Emisari i BE-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi doli nga takimi i paparalajmëruar që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, ka mohuar se ka kornizë të re të dialogut, të cilën e ka përmendur sot kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, derisa s’dha datë të takimit të ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ne duam që të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe të jetë produktiv, ka deklaruar emisari i BE-së, Ai tha se është duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do ta marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiq, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …