Ende nuk dihet nëse nxënësit do ta fillojnë mësimin në ditën e hënë, për shkak se greva e mësuesve dhe arsimtarëve është duke vazhduar, pasi sindikata SBASHK dhe Qeveria Kurti nuk kanë arritur marrëveshje. Krerët sindikalë kanë konfirmuar se nuk do të zmbrapsen, nga presioni i Qeverisë. Kryetar i Këshillit grevist të BSPK-së dhe kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se gjithçka i mbetet anëtarësisë të vendosë dhe unë nuk jam në gjendje dhe nuk e kam atë autorizim se çka do të ndodhë në javën e ardhshme. Jemi në komunikim të vazhdueshme dhe se çfarë do të ndodhë për momentin e them se është grevë dhe pa dialog të mirëfilltë kam frikë se situata do të mbetet e tillë. I mbetet anëtarësisë të vendosë”, është shprehur Jasharaj për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …