Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Evropa duhet të shprehet qartë se synimi i bisedimeve për normalizim me Serbinë është një marrëveshje për njohje reciproke. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Avdullah Hoti i cili ndodhet për një vizitë, në Uashington, ka theksuar se edhe çështja si ajo për asociacionin duhet të diskutohet pikërisht në kontekstin e kësaj njohjeje. Hoti ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti në përballjen me problemet e brendshme të vendit, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në përkeqësim të situatës, përfshirë në fushën ekonomike dhe fushën sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Sekuestrohen pasuritë e Monika dhe Fatime Kryemadhit, të dyshuara për korrupsion dhe pastrim parash
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri njoftoi se Gjykata ka …