leoni

Është mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

Sot, është mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Mbledhja u kryesua nga kryesuesi, z.Shkelzen Berisha. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, përfaqësues të OSBE-së dhe përfaqësues të KFOR-it. Për rend të ditës ishin propozuar këto pika:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK-ja;

  3. Të ndryshme.

Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me raportin nga ZLK-ja, ku z.Shaban Pejqinoviq tregoj që gjatë muajit gusht ka qenë pushim dhe nuk është mbajtë mbledhja, për këtë arsye gjatë gushtit nuk është pranuar ndonjë rast, ndërsa në fillim të këtij muaji është pranuar një rast i riatdhesimit, është një qytetar nga Deçani, i cili është kthyer nga Gjermania dhe tha se do të fillojnë me procedurat që nevojiten për riatdhesim. Në të ndryshme u diskutua për çështje tjera se si qëndron puna me shtrimin e asfaltit në disa rrugë dhe çfarë veprimesh të merren që kërkesat e këtij komiteti të plotësohen sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …