IADK ndanë certifikatat për trajnime profesionale në sektorin e përpunimit

Me datë 14.09.2022 është organizuar ceremonia e certifikimit të 11 kandidateve nga Komuna e Vitisë, të cilat kanë vijuar trajnimet profesionale në sektorin e përpunimit në programin “Qumështar”. Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programit të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, 4 kandidate kanë marrë kualifikimin: Qumështar Niveli i III, sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me nga 4 kredi dhe 7 kandidate kanë marrë certifikatë të vijueshmërisë së trajnimit. Shpërndarja e certifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, Drejtori i Drejtorisë për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural z. Naim Pira, ku uruan kandidatet për përkushtimin dhe suksesin e tyre të treguar gjatë trajnimeve në përpunimin e qumështit. Drejtoria e bujqësisë, falënderuan organizatën IADK, për realizimin e këtij aktiviteti dhe ndihmën e vazhdueshme që realizon organizata në Komunën e Vitisë në mbështetje të grave dhe fermerëve. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Vitisë.

May be an image of 4 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …