Në vazhdim të vizitave nëpër qytetet e vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarë të komunës së Klinës

Në vazhdim të vizitave nëpër qytetet e vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarë të komunës së Klinës

Në vazhdim të fushatës së vizitave që po u bën qytetarëve të vendit,  kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dje është takuar  qytetarë të komunës së Klinës, me të cilët ka diskutuar për situatës politike në vend. Haradinaj ka thënë para qytetarëve të Klinës se tani është koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Gjithashtu vlerësuam se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më u shpejt i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …