Që nga dita e djeshme është duke vazhduar moti me shi në tërë Kosovën, në Shqipëri por edhe në rajon. Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të shiut në qytetin e Pejës kanë ndodhur edhe vërshime, nëpër rugët e qyteti ashtu sikur edhe në Gjakovë e në shumë qytete, lugina e vende të tjera Sipas pamjeve të siguruara nga qytetarët, disa makina kanë mbetur nëpër rrugët e Pejës si rezultat i shiut të madh që ka rënë dhe vërshimeve që janë shkaktuar. Po ashtu e njëjta situatë është duke mbretëruar edhe në gjithë rajonin e Dukagjinit. Nëpër qytetin dhe fshatrat e Gjakovës, uji është futur nëpër oborret dhe shtëpitë e banorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …