Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim

Edi Rama, gazetarëve: Ai që ju e quani kryetar të PD-së është turpi në gojën i kujtdo që e sjell në botën e informimit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, iu ka përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha një ditë më parë se kreu i qeverisë i paska mbyllur dosjen Lulzim Bashës për financimin rus të PD-së. Rama tha se Berisha mbetet monument i gënjeshtrave dhe akuzave duke mohuar përfshirjen në këtë çështje. Duke iu drejtuar gazetarëve, Rama tha: Ai që quani ju kryetar i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Nuk është turpi i askujt tjetër, përveç kujtdo dhe atyre që verbërisht e sjellin që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është monument i gënjeshtrave dhe akuzave. Është prurësi më i madh i llumit moral, i llumit gjuhësor, i llumit njerëzor në jetën e shqiptarëve, në historinë e Shqipërisë, se ka një të dytë Shqipëria. A nuk është i njëjti që me forcë mohoi çdo lidhje të PD me Rusinë, i vuri gjoksin dhe e mbrojti me pathos Lulzim Bashën?! Kjo është historia e jo një budallai që hedh një gurë në lum, por e një shejtan budallai që torrolis një vend të terë dhe ju tërheq prej hunde të gjithë ju që e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, si burim informimi, si subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj dhe të futet në mes të debatit publik, tha mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …