Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndihmën urgjente nga qeveria

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndihmën urgjente nga qeveria

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndihmën urgjente nga qeveria, pas reshjeve të shumta dhe përmbytjeve që ndodhën në Komunën e Rahovecit. Sipas tij, nga përmbytjet e shumta janë shkaktuar edhe dëme në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, Ai ka publikuar edhe disa fotografi që tregojnë gjendjen e rënduar pas vërshimeve të shiut. Përmbytjet nga ujërat dhe pasojat që kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. i kemi parë nga afër në shumë zona të komunës sonë, posaçërisht, në: Fortesë, Sapniq, Ratkoc, Malësi e Vogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Dejnë, Krushë e Madhe, Nagac, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol e fshatra të tjera, ka thënë kryetari Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …