Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që normalizon raportet mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente meqë status kuo-ja s’është e qëndrueshme. Lajçak njoftoi gjithashtu se flet gati çdo ditë me udhëheqësit e të dyjave vende për të shmangur tensione më të mëdha dhe për t’i nxitur ata që të flasin më shumë rreth tablosë më të gjerë. Ajo që mund të them është se një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi është urgjente sepse status quo-ja nuk është e qëndrueshme – është koha për ta çuar këtë proces në një përfundim të suksesshëm. Dialogu zhvillohet nën patronazhin e BE-së, por të dyja palët kanë pronësi të barabartë mbi të. Në të gjitha negociatat për çështje të vështira, të dyja palët do të marrin disa nga ato që duan dhe do të duhet të bëjnë kompromis për çështje të tjera dhe të dyja do të duhet të pranojnë marrëveshjen”, tha Lajçak për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …