Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar pas deklaratës së ish-kryetarit të Listës ‘Srpska’, Aleksandër Jabllanoviq, se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës ‘është pështymje në varret e ushtarëve serbë në Kosovë”. Deputeti, Selimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ushtarët dhe policët serbë në Kosovë kanë ardhur si pushtues dhe u vranë si të tillë. “Nëse për njërin nga partnerët e koalicionit PDK-LDK-LISTA SERBE themelimi i FAK-ut qenka “pshtymje në varret e ushtarëve dhe policëve” pushtues serbë, atëherë themelimi i Zajednicës çfarë do të thotë për varret e 12 mijë shqiptarëve të vrarë e të zhdukur dhe për varret e 2000 deshmorëve të UÇK-së? Nderim? Jo! Por një gjë dihet, ky partneritet pushtetarësh është themeluar për ta bërë Zajednicën e jo FAK-un. Tek e fundit s’kemi çka presim tjetër nga Koalicioni i Rashkës”, thuhet në shkrimin e deputetirt, Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …