Qyteti i Rahovecit dhe shumë fshatra natën e kaluan nën ankth nga vërshimet

Qyteti i Rahovecit dhe shumë fshatra natën e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishin me fat që humbjet ishin vetëm materiale. Sot, nga orët e hershme të mëngjesit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi bashkë me anëtarë të Shtabit Emergjent, kanë qenë në terren duke u munduar që t’iu dalin në ndihmë banorëve të rrezikuar nga vërshimet e krijuara nga shirat e rrëmbyeshëm që filluan mbrëmë. Gjatë gjithë ditës kryetari Latifi ka pranuar qindra telefonata, fotografi e video nga fermerët e shumë vendbanimeve të komunës duke dëshmuar për dëmet që iu janë shkaktuar. Nga e hëna komisionet do të jenë në terren dhe do të evidentohen të gjitha humbjet që iu janë krijuar banorëve të komunës së Rahovecit. Të gjithë qytetarët që janë përballur me dëme mund të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësimin e tyre, kurse pas raportit përfundimtar do të kërkohet mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës, marrë parasysh që komuna nuk ka fond për kompensim nga fatkeqësitë natyrore. Institucionet komunale do të veprojnë me të gjitha mekanizmat për t’iu kthyer normalitetit, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …