Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave që kontrollohen nga ushtria siriane dhe forcat kurde

Armata e Turqisë  ka kryer sulme në veri të Sirisë kundër  qendrave komanduese që kontrollohen  nga ushtria siriane dhe forcat kurde, duke vrarë tre persona. Këto sulme të kryera pranë qytetit kufitar Kobane, që udhëhiqet nga kurdët, duke shënjestuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe të Forcave Demokratike Siriane, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas kësaj organizate, tri viktimat ishin të veshur me uniformë të ushtrisë siriane. Disa ushtarë të tjerë po ashtu janë plagosur, disa në gjendje kritike, tha Vëzhguesi. Muajin e kaluar, Qeveria siriane tha se do t’i përgjigjej me sulme të drejtpërdrejta nëse Turqia sulmon forcat e saj. Ky paralajmërim pasoi  pasi Turqia kreu një sulm në Kobane,  duke vrarë tre ushtarë sirianë në muajin gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …