Shefik Xhaferoviq: Qytetarët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës kanë pengesa të rrepta lëvizjeje

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës janë të vetmit në rajon të cilët mes shteteve të tyre kanë pengesa të rrepta lëvizjeje tha anëtari boshnjak të presidencës, Shefik Xhaferoviq. Bosnje-Hercegovina nuk po arrijnë konsensus i brendshëm politik për çështjen e njohjes së Kosovës e, madje, as për lëvizjen e lirë mes të dy vendeve. Anëtari boshnjak të presidencës, Shefik Xhaferoviq ka deklaruar për RTK-në se Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova kanë një regjim të ashpër të lëvizjes së njerëzve, të mallit dhe kapitalit. Askund nuk ka një regjim më të rreptë. Serbia ka një qasje më liberale dhe të gjitha vendet tjera. Dhe unë mendoj se është në interes të Bosnjë e Hercegovinës që njerëzit që jetojnë në Bosnjë dhe ata që jetojnë në Kosovë do të duhej të punohej në atë që të hiqej ky regjim dhe njerëzit të lëvizin lirshëm. Në këtë moment, as në këtë pikë, nuk ka konsensus në Bosnjë dhe Hercegovinë. Por unë besoj se do të vijë koha që, të paktën, për liri të lëvizjes të arrihet pajtueshmëri, sepse kjo është në të mirën e të gjithë njerëzve, sepse, si pasojë e këtij regjimi, po pësojmë dëme nga të dyja anët”, deklaroi Xhaferoviqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …