leoni

Natyra Kuçi

Natyra Kuçi: Jemi kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovës, e cila vjen për të legjitimuar Gjykatën Speciale

Të mërkurën, në orën 10:00, në Hotel “Astoria”, Gjilan, protestohet kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se pikërisht në Gjilan po dëshirojnë t’i  fshehin skandalet e tyre e të tjetërsojnë rolin e kësaj gjykate. Kjo gjykatë është politike sepse një-etnike. Pikërisht kështu nuk sjell drejtësi por tjetërson histori; nga lufta për çlirim në konflikt për interesa grupesh. Kjo gjë është e papranueshme prandaj protesta është e domosdoshme. Të mërkurën, ora 10:00, Hotel ‘Astoria’, Gjilan, kundërshtojmë këtë vizitë të zonjës Trendafilova për të legjitimuar Gjykatën Speciale, ka njoftuar Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …