Përmes një marshi protestues, disa nxënës e prindër të Pejës kanë kërkuar që greva në arsim të ndërpritet

Përmes një marshi protestues, disa nxënës dhe prindër të komunës së Pejës kanë kërkuar që greva në arsim të ndërpritet sa më shpejt, dhe qysh nga nesër nxënësit të kthehen në bankat shkollore. Ky marsh i cili u organizua nga Këshilli i prindërve në Pejë u mbajt në qendër të këtij qyteti. “Qeveri-SBASHK, duam zgjidhje, duam të fillojmë procesin mësimor”, “Shkollat janë për të mësuar jo për t’i mbushur”, “Zgjidhni problemet ndryshe, jo me grevë“, “SBASHK kërkoni të drejtat tuaja mos na dëmtoni fëmijët, duan shkollë” ishin disa nga mbishkrimet që nxënësit mbanin në duar. Arta Kollçaku-Gashi kryetare e Këshillit të Prindërve kërkoi që greva në arsim të ndërpritet dhe qysh nga dita e nesërme të filloj mësimi. Sipas saj fushëbeteja është në mes të Qeverisë dhe SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …