KPF-në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, dhe ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e këtij komiteti, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës pas pushimeve verore, në të cilën janë diskutuar dhe rekomanduar për votim në seancën e Kuvendit, këto pika të rendit të ditës:

– Propozim-vendimi i buxhetit për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024, 2025

– Propozim-vendim për rregullimin e ndarjeve buxhetore nga një ndarje në ndarjen tjetër buxhetore deri në 5%

– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme me pronën private, nr; 02-463/01-0046339/22

– Propozim-vendim për miratim të Kodit Etik për Zyrtarët e Komunës së Skenderajt

Pas sqarimeve të nevojshme në propozime, nga kryetari Nura dhe drejtorët përkatës, KPF-ja i ka rekomanduar Kuvendit Komunal për miratim të këtyre pikave të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë …